Fushaj: Sot dita më e vështirë e imja (3)

/* */
PJESA E TRETE - Cili është mesazhi për tifozërinë shkodrane, e cila ju ka mbështetur gjatë periudhës së drejtimit të Vllaznisë?
Për 8 vite me radhë, apo 5 vite, kam pasur raste të dëgjoj disa adoleshentë në tribunën përballë duke thënë: Presidenti, Ik! Por, mund të them, se e gjithë tifozëria, gjatë të gjithë kohës më ka mbështete, gjithë kohës më kanë vlerësu, gjithë kohës më kanë përkrahë, gjithë kohës më kanë ndihmuar. Janë njerëzit më të përkryer që ka Vllaznia, tifozët dhe dashamirët e saj, është vlera më e madhe që ka Vllaznia, janë ata. Ky është mesazhi im për to. Dua të theksoj edhe diçka tjetër. Akademia e Vllaznisë dhe brezi i ri është sot me notën 10-të, kuptohet me mundësitë dhe kushtet që kemi, sepse nuk jemi as Ajaksi dhe as Barcelona. Vetë kupat e fituara dhe elementi i dalë prej tyre e kanë treguar këtë. Dhe, kushdo që të vijë nesër, të kenë kujdes shumë, të jenë sa më korrekt, të jenë sa më të drejtë për brezin e ri të Akademisë Vllaznia. Është një pikë shumë thelbësore.
Me sa thatë në fillim, duket që është përsëri mundësia për rikthim. Sa në përqindje mund të realizohet një gjë e tillë për të qënë përsëri në krye të Vllaznisë, gjithnjë nëse do të ketë telefonatë nga bashkia?
Për Valterin personalisht, nuk ka rikthim. Kjo është një dorëheqje. Rikthimi i mundshëm është vetem…..unë Vllazninë nuk e la në rrugë të madhe. Në qoftëse nuk realizohen ato që mendohen, sponsorë të ndryshëm, apo njerëz të tjerë që mund të kenë dëshirë të ofrohen, nuk realizohet me sukses, unë do ta mbaj prap deri në një zgjidhje të dytë, qoftë SH.A, apo diçka tjetër, do ta mbaj me sakrifica, siç e kam marrë me sakrifica përpara pesë vitesh. Ju e dini shumë mirë kur është marrë Vllaznia, me katër lojtarë, për 40 ditë, ku nuk kam pasë terrene stervitje, sot ka fusha stervitje komode, sot ka tapet të ri, ka investime, ka talente të futbollit, është e plotë Vllaznia, nuk mund të thotë dikush se e len presidenti i Vllaznisë me tre lojtarë skuadrën. Por, Vllaznia me lojtarë që ka, mundet të konkurojë.
Do të jeni në tribunë në ndeshjen e parë të kampionatit?
Nuk e di….!?!
Intevistoi Gasper Marku