Kaos tek Vllaznia, presidenti Valter Fushaj jep doreheqjen

/* */
Nga Gasper MARKU - Shumë kush e ka konsideruar si presion, atë që Valter Fushaj, pati deklaruar dy ditë më parë, kur përmes zyrës së shtypit të klubit Vllaznia, paralajmëroi dorëheqjen nga posti presidencial i klubit kuqeblu, të cilin ai e sponsorizonte prej 8 vitesh, 5 prej të cilëve në cilësinë e presidentit, dhe 3 atë të zëvendëspresidentit. Negociatat e zotit Fushaj, në cilësinë e presidentit të Klubit të Futbollit Vllaznia me institucionin bashkiak të qytetit të Shkodrës, kishin kohë ishin prezente.
Madje, jo pak herë janë bërë publike edhe në median sportive, nga ku edhe janë prezantuar pakënaqësitë e një mbështetje tepër minimale nga ana e bashkisë në aspektin financiar për futbolin shkodran. Por, bashkia, apo Këshilli Bashkiak më saktësisht, institucioni që ligjërisht miraton kuotat financiare për sportin shkodran në buxhetin vjetor, nuk ka dashur t’ia dijë. Shumat në dispozicion të futbollit shkodran kanë qënë vazhdimisht në kuotat minimale, që duke i krahasuar me simotrat e tjera të vendit tonë, cilesoheshin padyshim krejt e fundit në renditje në këtë drejtim.
E ky indiferentizëm i pasqyruar me një mbështetje minimale financiare të bashkisë së Shkodrës ndaj futbollit shkodran, ka vite që është prezente në qytetin verior. Është vepruar në këtë mënyrë, edhe për atë, pasi në një farë mënyre, bashkiakët, në ndryshim nga homologët e tyre që kanë qënë jashtë mase të lidhur me sportin, nuk kanë dashur t’ia dinë fort për futbollin. Pasi, duke i marrë me radhë emrat e presidentëve të Vllaznisë, fillimisht të Myftar Çelës(sot nuk jeton), Agron Çelës në vazhdim, dhe së fundmi edhe të Valter Fushajt, që të gjithë, njëri pas tjetrit, kanë arritur të financojnë maksimalisht duke e mbajtur Vllazninë në eliten e futbollit shqiptar.
Por, me sa duket, periudha e fundit, kohë kur edhe kanë filluar procedurat e shndërrimit në Shoqëri Aksioniere, ka bërë që palët të mos jenë më në komoditetin e tyre. Bashkiakët, bazuar edhe në ligjë, duke qënë se janë edhe të zotët e shtëpisë, kërkojnë të marrin situatën nën kontrollë. Ndërkohë, presidenca aktuale, e cila prej vitesh ka vënë në dispozicion të Vllaznisë, shuma të mëdha financiare, me të drejtë kërkon vendin që i takon. Në radhë të parë moralisht, respekt dhe mirënjohje për atë çfar ka bërë deri tani, dhe në vazhdim, në menaxhimin e ri të SH.A-së që pritet të jetë së shpejti prezent, të kenë njohjen e shumave financiare që kanë derdhur për llogari të klubit Vllaznia. Madje, Fushaj, si i fundit sipas radhës i presidentëve të Vllaznisë, këtë e kërkon edhe për paraardhësit e tij të mëparshëm.
Të gjitha këto, por edhe të tjera janë diskutuar gjatë periudhës së fundit, por mesa duket, nga mos akordimi dy palësh, sot ka ardhur edhe vendimi zyrtar dhe përfundimtar i presidentit Fushaj për të dhënë dorëheqjen. Megjithatë, duke ndjekur ecurinë e etapave të zhvillimeve të fundit, të bën përshtypje, se zoti Fushaj, për takimin e fundit, atë të sotmin(e enjte) me kryebashkiakun shkodran, Lorenc Luka shprehet se ishte i suksesshëm, duke e cilësuar dhe përsëritur disa herë gjatë konferencës së shtypit, fjalën “bon sensus”. E megjithatë, përpara gazetarëve, ai menjëhere, nuk ka nguruar të shqiptojë fjalën “dorëheqje!” E mandej, për të mos mjaftuar kjo, gjatë prononcimit të tij, ai ka lënë një “dritare të hapur”, kur thotë se nëse, në ditët në vazhdim, nuk do të ketë biznesmen shkodranë që marrin në dorë fatet e Vllaznisë, ai nuk do ta lërë në baltë skuadrën, duke bërë të mundur pagesat e të gjithë titullarëve që janë nën kontratë, veten e vetem për të mos e lënë Vllazninë të dështojë deri në një riorganizimin e saj në SH.A.
Dorëheqja e presidentit Valter Fushaj, jo vetem në qytetin verior, por edhe më gjërë, konsiderohet një nga ngjarjet më të bujshme të futbollit shqiptar, pasi Superligës, do t’i mungojë një nga presidentët më korrektë, presidenti i një skuadre potente, skuadrës më të vjetër të futbollit në Shqipëri, Vllaznisë së Shkodrës, e cila nën drejtimin e tij, ka korrur jo pak suksese, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj, për detaje më të hollësishme rrethë dorëheqjes së presidentit, Valter Fushaj, ju ftojmë të lexoni të ndiqni të plotë, çfar tha zoti Fushaj në konferencen e shtypit të dhënë, mesditen e së enjtes në sallën e konferencave të Hotel Colesseot, pronë e familjes “Fushaj”
Vijon ....