Tirana fiton Superkupën, 80 minuta incidente në Korçë

/* */
Falë një goli të sulmuesit Bekim Balaj (63’), Tirana fitoi për herë të 10-të Superkupën e Shqipërisë, duke mundur 1-0 në finale Skënderbeun, një ndeshje dramatike dhe të turpshme për nga ana e organizimit, të nisur me 60 minuta me vonesë dhe e ndërprerë 20 minuta pas vetëm 10 minutave lojë, pas incidenteve të shumta, ku sipas raportimeve nga Korça ka pasur edhe tifozë të lënduar, nga të dyja skuadrat.
Ajo që duhet të theksohet me forcë, se mungesa totale e organizimit nga ana e klubit vendas dhe nga Federata, prodhoi edhe prodhoi shumë incidente, për ta shndërruar atë, më të turpshmen në historinë e futbollit shqiptar. Që duhet harruar sa më shpejt. Të pranishëm në Korçë, ishin të pranishëm sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani, i cili i dorëzoi kapitenit të Tiranës, Elvis Sina, trofeun e shumëdëshiruar.
Policia e Korçës largon nga stadiumi “Skënderbeu” i qytetit, të gjithë tifozët e Tiranës të cilët ishin vendosur tek tribuna C dhe ndeshja filloi. Vetëm 9 minuta lojë fair-play në fushë, e me pas 20 minuta të tjera ndërprerje, sherre, grushte, fyerje.
Pas 20 minutash të tjera ndërprerjeje, loja rifilloi, pas konsultimeve të gjata me stafet e dy ekipeve. Pas një pjesë të parë me raste të humbura nga të dyja ekipet, ishte Bekim Balaj ai që shënoi golin e vetëm të takimit, në minutën e 63-të, kur pas goditjes së shkodranit, topi pasi goditi në shtyllë pushoi përfundimisht në rrjetë.
1-0, por rezistoi 90 minuta për t’i dhuruar Tiranës Superkupën e 10-të. Ky ishte trofeu i parë i trajnerit spanjoll Hulian Rubio në krye të Tiranës, dhe e treta Superkupë e fitua nga trajnerët e huaj të bardhebluve, pas Miklosh Temeshvarit në vitin 2001 dhe Ilija Lonçareviçit në vitin 2009.