Fushaj: Sot dita më e vështirë e imja (2)

/* */
PJESA E DYTE- Përse nuk pritet deri në janar, meqë keni qëndruar për pesë vite si president?
Unë, me prit deri në janar, do të pres nëse dikush nuk e merr Vllazninë. Mjafton një telefonatë, dhe gjithçka do të ecë mirë. Po kështu ka ecur mjaft mirë, në rolin e një investitorit, sponsorit, apo si të doni ta quani ju, që kam kontribuar sikur Vllaznia të ishte pronë. Duke fillaur nga Akademia Vllaznia, në ndeshjet ndërkombëtare, në çdo lloj aktiviteti, apo çdo gjëje që është bërë, është bërë në mënyrën më profesionale. Nuk jam për të lanë Vllazninë në rrugë të madhe. Në qoftëse nuk do të ketë njerëz që nuk do t’i dalin zot, mjafton që të informohem, dhe çdo gjë do të paguhet në mënyrën rekord, sipas kontratave të hartuara e çdo gjë, gjithnjë e theksoj për të mos e lënë Vllazninë në rrugë të madhe.
Thatë që kontratat do të vazhdojnë ndaj futbollistëve dhe stafit drejtues. Si do të vazhdojnë, pasi ka edhe shumë futbollistë, apo persona të tjerë të stafit që kanë kontrata personale me juve?
Asnjë nuk ka kontrata personale me mua. Çdo kontratë është mes meje, shefit të klubit dhe janë kontrata juridike. Janë kontrata të klubit të futbollit Vllaznia.
Si e shikoni të ardhmen tuaj me Vllazninë. Ndoshta edhe pas janarit, kur të krijohet SH.A-ja? A pretendoni të jeni sërishmi në krye të asaj Asambleje që do të funksiunojë, me kontributet që keni pasur gjatë drejtimit tuaj të gjatë?
Unjë, asnjëherë nuk kam kërkuar, madje edhe sot, disa shkrime gazetash, shpreheshin, sikur kam pasur një kërkesë për 51 % në mënyrë absolute. Kjo nuk është e vertetë, nuk e kam kërkuar asnjëherë, nuk e kërkoj, duke e ditë shumë mirë se në Shkodër, mund të jenë shumë njerëz që duan të jenë pranë Vllaznisë, prandaj nuk e kam kërkuar një gjë të tillë. Me krijimin e një SH.Aje, shpresoj që të jetë një SH.A juridikisht funksionale, kontributet e bëra në vite do të jenë absolutisht që do t’i kërkoj. Si uën, dhe çdo njeri që ka pesë lekë kontribute në klubin e futbollit Vllaznia në 20 vitet e fundit, duhet t’I kërkojnë dhe kanë të drejtë morale që t’i kërkojnë. Në bashkëbisedimin që kemi pasë me Bashkinë, edhe ato e vlerësojnë këtë drejtim. Do të jemë pranë klubit të futbollit Vllaznia, edhe në SH.A. Si do të jem, në krye, apo jo, ajo është pjesë tjetër, nuk është diçka e rëndësishme.
8 vite në krye të Vllaznisë, 5 si president, dhe 3 si zëvendës. Për çfar ju vjen keq që nuk keni arritur ta realizoni?
Në radhë të parë më vjen keq që klubi nuk është stabilizuar me status dhe juridikisht mirë, siç e kam kërkuar vazhdimisht një gjë të tillë. Dhe vjen kjo ditë që ndiehena të pasigurtë, çdo person, qoftë unë që isha president, dhe që sot nuk jam, qoftë edhe ato që do të vijnë, kanë një pasiguri shumë të madhe, dhe kjo pasiguri nuk duhet të vijnë në mes të kampionatit, ajo duhet të jetë në periudhën e veres, ateherë kur është edhe mundësia. Më vjen keq për mos fitimin e kampionatit, që mu bë një komplot shumë i madh, duke përfshirë shumë emra të mëdhenjë në qeveri dhe pushtet. Nuk është e nevojshme për t’i përmendë, por u bë një shpenzim shumë i madhë, Vllaznia e meritonte titullin kampion, dhe nuk ia arriti. Ndërkohë, më vjen shumë e shumë më keq, e cila kishte edhe vleren e fitimit të disa kampionateve, moskualifikimi me skuadrën zviceriane Thun. Eleminimi ishte një fatkeqësi shumë e madhe, dhe ajo na ka kushtuar shumë shtrejtë, qoftë moralisht, qoftë ekonomikisht.
Vijon ne pjesen e trete