E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, Bashkia merr komandën e klubit

/* */

Situata te Vllaznia mbetet ende e paqartë, por Bashkia e Shkodrës ka marrë drejtimin e skuadrës dhe po punon me shpejtësi për ta shndërruar klubin në shoqëri aksionare. 
Dorëheqja e Valter Fushajt pas pesë vitesh si president, krijoi një farë tensioni në “Loro Boriçi”. Zëdhënësi i Bashkisë, Ridvan Dibra, deklaroi se ka ngritur një grup pune për vlerësimin e të gjithë aseteve të klubit dhe se mirëpret donatorët e mundshëm. 
Bashkia do të ketë 51% të aksioneve. Në Shkodër kanë filluar të përmendet emrat e Agron Celës (ish-president), Xhevdet Amulit dhe Paulin Radovanit, si sponsorizues të mundshëm, por dhe të Fatbardh Jerës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›