E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, Vllaznia brenda gushtit në Shoqëri Aksioniere

/* */

Nga Gasper MARKU - Që bashkia e Shkodrës është e interesuar për Klubin e Futbollit Vllaznia, ka kohë që një mendim i tillë qarkullon në qytetin verior. Por, që ajo të merrte këto hapa kaq konkretë në shërbim të futbollit shkodran, këtë pak kush e besonte. Në opinion, rëndom thuhet këto ditë se dorëheqja e presidentit Fushaj e gjeti të papërgatitur bashkinë. Por, realisht, me ato çfar po shikohet, këtu, jo vetëm që nuk ka asnjë shenjë të tillë, por në të kundër, duket se gjithçka duhet të ketë qënë i mirëorganizuar dhe mirëplanifikuar, në mënyrë që në momentin e duhur bashkiakët të shfaqeshin shumë aktiv.
            
            I pyetur për të gjithë këtë situatë aktive, e cila nuk ka kalaur pa u vënë re edhe nga opinioni dashamirës i futbollit shkodran, nënkryetari i Bashkisë, Ridvan Troshani, shprehet se Bashkia e Shkodrës mori të gjitha përgjegjësitë e saj pas dorëheqjes së presidentit Fushaj. “Ajo që është e rëndësishme, është siguria që duam t’i japim të gjithë sportdashësve të Shkodrës, por edhe stafit teknik, dhe futbollistëve. Ne garantojmë së do të respektohen të gjitha kontratat ligjore dhe do të bëhet çmos për ta mbështetur akoma më shumë skuadrën e futbollit në mënyrë që të vazhdojë të jetë një ekip elitar në futbollin shqiptar.”, shprehet Troshani. Ndërsa, duke folur për periudhën në vazhdim, ai shton se “po punohet këto dy-tre ditë, me shumë sforco edhe nga ekipet e juristëve të bashkisë për të përfunduar draftin e statutit për themelimin e shoqërisë aksioniere, e cila do t’i kalohet në mbledhjen e fundmuajit që do të zhvillohet me datë 26 gusht, në mënyrë që të kemi brenda gushtit, Shoqërinë Aksioniere të Futbollit.”
 
Fliten shumë emra biznesmenësh dhe kompanishë private që do të ofrohen pranë Vllaznisë. Do të ishte me interes të dimë nga ana e juaj, kush është më konkret dhe më afër këtij pretendimi?
Nuk mund të konfirmojmë akoma emra në këtë drejtim, por mund të them se kemi marrë mesazhe dhe mbështetje nga shumë persona dhe subjekte. Besojmë se në ditët në vazhdim, pasi të saktësohen të gjitha procedurat dhe mënyra e njohjes së këtyre kontributeve në shoqërinë e ardhshme aksioniere, padyshim që do të bëhen publikë këto emra. Dëshiroj ta ritheksoj edhe një herë që po punohet, shumë-shumë seriozisht për ta vazhduar mbështetjen e ekipit të futbollit. Gjithashtu dëshirojmë të falenderojmë edhe kontributin e të gjithë donatorëve të mëparshëm, por edhe të zotit Fushaj në këtë periudhë të gjatë mbështetje për ekipin e futbollit. Dorëheqja e tij ishte një dorëheqje e cila krijoi domosdoshmërisht, ndërhyrjen pastaj energjite të Bashkisë.
 
Është thënë nga ana e juaj për hapjen e një numri llogarie në Thesarin e Shtetit për fonde në shërbim të Vllaznisë. Ka filluar të mbërrijë ndonjë i tillë nga biznesmenët?
Teknikisht, për Klubin e Futbollit, donacionet mund të derdhen në numrin e tij të llogarisë, i cili është i vetëm dhe nuk mund të dublikohet. Ndërkohë, për Shoqërinë Aksioniere në krijim e sipër, padyshim që do të ketë të gjithë kordinatat bankare për të qënë pjesë e kontributeve dhe investimeve. Ato do të konsiderohen investime të bizneseve apo subjekteve tregtare, të cilat do të jenë pjesë e mbështetjes së futbollit.
 
Vetem pak ditë pranë Vllaznisë, cila është përshtypja e parë për skuadrën, tashmë si drejtues zyrtarë të klubit?
Përshtypja e parë është pozitive. Ndërkohë, po punohet edhe për ofrimin edhe të elementeve të tjerë në mënyrë që skuadra të përforcohet në mënyrën më të mirë për të qënë e gatshme në startin zyrtar të sezonit të ri futbollistik.
 
Dhe, së fundmi, si janë marrëdhëniet e para me drejtuesit aktualë të Klubit të Futbollit Vllaznia, sekretarin  Agim Medja dhe drejtorin Kujtim Shaba?
Padyshim shumë pozitive. Mbështetemi shumë tek ato, ndërkohë që dhe ato kanë besimin tonë për të gjithë punën e tyre që do të bëhet. Janë ditë intensive, kështu që domosdoshmërisht dhe puna e tyre dhe mbështetja e tyre është e madhe

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›