E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushat e vdekjes në Guatemalë

Mirë se erdhët në El Naranjo, një qytet me një rrugë në kufirin verior të Guatemalës, qytet ky në qendër të luftës për drogë në Amerikën Latine. Lufta e drogës në mes të karteleve në Meksikë, si pasojë e të cilës gjatë katër viteve të fundit janë vrarë 36 mijë njerëz, ka filluar të përhapet edhe këtu, sikur edhe në pjesët tjera të Amerikës Qendrore. Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 08:38

Po quhet luftë, por nuk ekziston ndonjë vijë e frontit, e nuk dëgjohet as jehona e të shtënave në këtë egërsi. Ekziston vetëm toka e askujt, ku numri i të vdekurve po shtohet dhe ku të gjallët nuk flasin.

Disa ditë më parë, 27 bujqve ju janë prerë kokat, të cilat janë hedhur në një fushë, por nëse pyetni fqinjët, ata të shikojnë me keqardhje dhe ngritin krahët, thuajse ngjarja të ketë ndodhur në ndonjë vend të largët.

Dy udhëheqës të njohur të bujqve janë vrarë në mes të ditë, thuajse të ishin vrarë nga fantazmat, ngase nuk ekzistojnë dëshmitarët okularë. Disa muaj më vonë, disa pjesëtarë të komunitetit u dëshmuan injorantë, thuajse këto vrasje të mos kishin ndodhur fare. “Çka, Ricardo Eastrada dhe Jorge Guiterrez kanë vdekur?”.

Po kanë vdekur. Siç kanë vdekur edhe tre meksikanë, të cilët u vranë në një shtëpi javën e kaluar. Kufomat u larguan nga aty, ndërsa pronari i shtëpisë pastroi gjakun, para se të arrinte policia. Të gjithë theksuan se asgjë nuk kishte ndodhur.

Mirë se erdhët në El Naranjo, një qytet me një rrugë në kufirin verior të Guatemalës, qytet ky në qendër të luftës për drogë në Amerikën Latine. Lufta e drogës në mes të karteleve në Meksikë, si pasojë e të cilës gjatë katër viteve të fundit janë vrarë 36 mijë njerëz, ka filluar të përhapet edhe këtu, sikur edhe në pjesët tjera të Amerikës Qendrore.
Ky qytet ka qenë gjithmonë një pikë transit për kokainën nga Andet, por rëndësia e tij për kartelet është rritur, pasi që roja detare e SHBA-së ka mbyllur shtigjet alternative në Karaibe.

Konkurrenca është ashpërsuar, pasi që autoritetet në Meksikë kanë arritur të zmbrapsin disa kartele në drejtim të veriut, para së gjithash kartelin Zeta, një kartel i cili synon të shkatërrojë të gjithë rivalët.

Guatamala, Hondurasi dhe El Salvadori edhe pa këta vizitorë të padëshiruar po përballen me një nivel të lartë të krimit, për shkak të varfërisë, bandave të të rinjve dhe shtetit dyzfunksional.

Masakra kundër bujqve-të cilët u vranë me arsyetimin se pronarët e fermave kanë vjedhur kokainën e Zetas-e ka tendosur edhe më shumë situatën në rajon. “Është kjo një luftë e pamëshirshme. Kemi infiltrim të vazhdueshëm, korrupsion të madh. Na nevojitet një forcë e llojit të NATO-s, për t’u përgjigjur”, deklaroi presidenti i Guatemalës, Alvaro Colom.

Kambanat e alarmit kanë filluar të bien në gjithë rajonin. Gjenerali Douglas Fraser, kryesues i Komandës jugore të SHBA-së, krimin e organizuar në Amerikën Qendrore e ka cilësuar si kërcënimin më të madh.

Komisioni Ndërkombëtar kundër Mosndëshkimit në Guatemalë, organ ky i mandatar nga OKB-ja, ka theksuar se ky vend po rrezikon të shndërrohet në narko-shtet.

Kjo tashmë ka ndodhur në nivelin lokal në rajonin Peten, në brezin kufitar me Meksikën.
Në terren, mund të udhëtosh për ditë të tëra, pa parë asnjë njeri të gjallë. El Naranjo gjendet disa orë vozitje larg vendit, ku janë masakruar bujqit. Është ky një vend i mbushur me frikë.

Një udhëheqës i komunitetit, i cili deshi të mbetet anonim, theksoi se karteli Zeta po detyron njerëzit që të përcaktohen se në cilën anë dëshirojnë të rreshtohen. “Ka sy dhe vesh në të gjitha anët”, thotë ai duke e tundur kokën.

Gazetari i vetëm në El Naranjo, Carlos Jimenez, ka bërë një video-xhirim, i cili do të bëhet publik, nëse ai vritet. “Në të përmenden emra, thuhen gjëra, të cilat nuk mund t’i them në jetën e përditshme”, rrëfen ai.

Prefekti i qytetit, Jose Alfredo Morales, i cili ishte i vetmi, i cili pranoi të flas me emër, theksoi se shteti e ka harruar këtë rajon.

Në El Naranjo për momentin mbretëron qetësi. Pas masakrës kundër bujqve, shteti ka shpallur gjendjen e shtet-rrethimit në rajon, duke i mundësuar ushtrisë që të ndjekë të dyshuarit dhe të ndihmojë policinë e paaftë. Disa dhjetëra pjesëtarë të kartelit Zeta janë arrestuar dhe janë defiluar para kamerave. Presidenti Colom theksoi se këto aksione dëshmuan se shteti mund të mposhtë narko-trafikun. “Burimet tona janë të kufizuara, por ne po i përgjigjemi këtij kërcënimi tejet serioz”, thotë Colom.

Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Juan Ruiz, theksoi se dy mijë ushtarë dhe një mijë polic po e ripushtojnë Petenin nga bosët e drogës. “Kemi filluar të qartësojmë gjërat. Kemi kapur disa peshqit ë mëdhenj, kemi konfiskuar armë”, rrëfen ai.

Por të paktë janë ata në Peten, të cilët besojnë se kjo qetësi do të zgjasë. Kartelet nga Meksika, Golf dhe Sinaola ende kanë bashkëpunëtorët e tyre në rajon, ndërsa karteli Zeta është i zënë me rekrutimin e njerëzve të ri, thotë një kolonel i armatës në rajon.
Për dallim nga narko-bosët tradicional, të cilët kanë siguruar mbështetje, duke ofruar shërbime bazike, Zetat, shumë prej tyre ish-pjesëtarë të forcave speciale të Meksikës dhe Guatemalës, preferojnë që të vendosin kontroll me ndihmën e terrorit.

Guatemala ka qenë një shtet i fjetur, deri në momentin kur CIA orkestroi puçin në vitin 1954, për të përmbysur qeverinë e majtë dhe për të mbrojtur interesat ekonomike të SHBA-së. Një seri e qeverive ushtarake, të mbështetura nga SHBA-ja, ka luftuar kryengritësit e majtë për dekada me radhë, duke e shndërruar këtë në luftën më të përgjakshme qytetare në Amerikën Latine.

Më shumë se 200 mijë njerëz u vranë. Marrëveshja paqësore u nënshkrua në vitin 1996, presidenti amerikan, Bill Clinton kërkoi falje për përfshirjen e SHBA-së në luftë dhe demokracia filloi të ngulitet. Por Guatemala nuk arriti të shkëputët nga armët. Shteti i dobët, elita e korruptuar në pushtet dhe bandat kriminale, shumica të lidhura me forcat e sigurisë, prodhuan nivel rekord të vrasjeve në këtë vend.

Rajonet, të cilat dikur përjetuan tmerret e luftës, tani po përballen me valën e re të dhunës: Zetat nga Meksika, kartel i drogës i formuar nga ish-pjesëtarët e njësive speciale të Meksikës, të cilët kanë rekrutuar pjesëtarë të forcave speciale të Guatemalës, për të vënë nën kontroll shtigjet e trafikut me narkotik, të kontrolluara deri me tani nga kartelet rivale. (The Guardian)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›