E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas tre muajsh konfiskojnë hajninë

EULEX ka paralajmëruar se pas tre muajsh do të ndërmerren hapat e parë në luftën kundër krimit ekonomik. Në fillim të vjeshtës, organet gjyqësore do t’ua konfiskojnë pasurinë njerëzve që e krijuan atë në mënyrë të paligjshme. Burime të Express nga misioni europian thonë se këto masa janë detyrime ndërkombëtare për Kosovën. Nga Jeton Musliu më 30 qershor 2011 në ora 08:28

Ai që në Kosovë është pasuruar ilegalisht “brenda natës”, në mënyrë legale brenda ditës tjetër mund të mbetet i varfër.

Rezultatet e para të kësaj mënyre të re të veprimit të drejtësisë kundër krimit të organizuar ekonomik pritet të shihen pas tre muajve të ardhshëm.

Kështu së paku shpresojnë zyrtarë të EULEX-it, pas takimit të parë që kanë pasur të martën me dyer të mbyllura me prokurorë dhe gjyqtarë vendorë në ndërtesën e këtij misioni në Prishtinë.

Takime të tilla në formë sesionesh dhe këshillimesh, hetuesit e EULEX-it do të mbajnë një herë në javë për 12 muajt e ardhshëm, në mënyrë rotative me të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e vendit.

Në takimin e parë të këtij lloji, rreth 30 prokurorë dhe gjyqtarë vendorë e ndërkombëtarë kanë dhënë arsyet e tyre përse nuk e kanë përdorur kurrë deri më tash ngrirjen e pasurisë apo aseteve të atyre që dyshohen se janë pasuruar brenda natës.

Sipas tyre, dy janë arsyet përse ata nuk e kanë zbatuar të drejtën që u jep ligji.

Prokurorët janë arsyetuar se këtë nuk e kanë bërë për shkak se bashkë me policinë gjatë tërë kohës kanë qenë të preokupuar se si të gjejnë prova për të dëshmuar aktakuzën.

Ndërkohë, gjyqtarët janë shprehur se nuk e kanë zbatuar këtë të drejtë për shkak se kanë qenë të përqendruar më shumë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor që ai të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Është çudi se si në këtë rast asnjë prej tyre nuk e ka përmendur frikën apo kërcënimet që mund të kenë, kur ndaj dikujt merret vendim për ngrirje të aseteve dhe pasurisë.

Zyrtarë të EULEX-it kanë thënë për Express se takimi në sesionin e parë me prokurorë dhe gjyqtarë, lidhur me fillimin e konfiskimit të pasurive të personave që akuzohen për vepra penale të krimeve ekonomike, ka qenë mjaft interesant.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›