E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgizia nuk është Kosovë

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 23:00

Shefi i misionit këshillues policor i OSBE-së në Kirgizinë jugore, Markus Myller, tha se është jo-përkatës krahasimi i misionit në Kirgizi me atë në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë, shërbimi për Kirgizinë.

Myller tha se disa prej 22 këshilltarëve policorë të paarmatosur të OSBE-së, të vendosur në pjesën jugore të Kirgizisë, me ftesë të autoriteteve në Bishkek, më herët kishin punuar në Kosovë.

Por, sipas tij, disa forca politike me qëllim po e theksojnë lidhjen me Kosovën, në përpjekje për ta politizuar tërë misionin e OSBE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›