Fushata- Berisha: Do krijojmë vende të reja pune
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në vijim të turit të tij elektoral është ndalur në qytetin e Fushë-Krujës. Ai u ka premtuar banorëve asfaltimin e të gjitha rrugëve të zonës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
FUSHE KRUJE- Kompletimi i infrastrukturës rrugore dhe rritja e punësimit, kanë qenë premtimet që lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë në qytetin e Fushë Krujës. Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të dytë qeveria do të asfaltojë të gjitha rrugët e kësaj zone dhe do të krijojë vende të reja pune.
“Ju kam premtuar se qeveria do ta shndërrojë Fushë Krujën në një lagje të kryeqytetit të vendit. Sot, Fushë Kruja, jo vetëm qyteti, por edhe fshatrat e tij, i kanë të gjitha rrugët e asfaltuara. Gjatë katër vitet që vijnë do të asfaltojmë të gjitha rrugët e Fushë Krujës dhe Shqipërisë”- theksoi kryeministri Berisha.
Më tej Berisha shtoi se “Ne nxorëm nga varfëria 400 mijë shqiptarë, në katër vitet që vijnë nuk do të ketë qytetar në këtë vend, pavarësisht nga statusi i tij, që të mos marrë mbi dy dollarë në ditë për të dalë jashtë kufirit të varfërisë. Ne që punësuam gjatë katër viteve mbi 80 mijë qytetarë shqiptarë, katër vitet që vijnë do të punësojmë së paku 160 mijë shqiptarë”.
Lideri i Partisë Demokratike Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Fushë Krujës, pavarësisht bindjeve politike të pajisjen me letërnjoftimet elektronike me qëllim që të votojnë më 28 qershor.
“Shqipëria europiane fillon nga letërnjoftimet e elektronike dhe pasaportat biometrike. Ndaj ftoj ata që nuk i kanë marrë ende, t’i marrin. Ftoj të gjithë këshilltarët, kryetarët e komunave e të bashkive të Shqipërisë, pavarësisht nga përkatësia partiake, të bëjnë çdo përpjekje që qytetarët e bashkive dhe komunave të tyre të pajisen brenda javës me letërnjoftimet elektronike. Ftoj militantët e të gjitha partive politike të ndihmojnë mbështetësit dhe simpatizantët e tyre për të marrë letërnjoftimet elektronike”- tha Berisha
Gjatë fjalës së tij kryetari i PD-së Berisha, ka theksuar mikpritjen që banorët e Fushë Krujës i bën dy vite më parë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George W. Bush. (a.r/news24/balkanweb)