Fushata- G99, Veliaj: Kandidatët e rinj, dinjitozë
G99 e ka vijuar turin e saj elektoral në Librazhd, Përrenjas dhe Elbasan, ku dhe është prezantuar kandidati për deputet. Gjatë këtij takimi kreu i kësaj force të re politike Veliaj tha se kandidatët e rinj janë më dinjitozët, dhe se e meritojnë të votohen.
ELBASAN- G99, ka zhvilluar një takim elektoral në Librazhd, Përrenjas dhe Elbasan. Në këtë takim nga kreu i G99 Erjon Veliaj, është prezantuar kandidati për deputet Gent Elezi. “Është e rëndësishme të mendoni jo vetëm për garën tuaj personale dhe të G99, por tek ky stadium ku po vrapojmë 3 milion shqiptarë janë duke parë se kush po e bën garën më të ndershme, dhe kush po i vë stërkëmbëshin tjetrit, kush është ai që i jep dorën tjetrit nëse e sheh të rrëzuar dhe kush është ai që inkurajon pjesën tjetër të skuadrës për të shkuar në finish. Pra këta njerëz të cilët ndodhen në tribunë janë duke parë se cili është ekipi më i ndershëm”- theksoi Veliaj në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)