Fushata- Dule, PBDNJ: Reforma në punësim
Gjatë një takimi me banorët e Ersekës në kuadër të fushatës elektorale kreu i PBDNJ-së Dule, ështyë shprehur se partia e tij do të ndërrmarrë reforma për punësimin e të rinjve. Gjatë këtij takimi Dule ka prezantuar edhe programin e PBDNJ.
ERSEKE- Në vijim të turit elektoral Vangjel Dule, kryetari i PBDNJ-së ka qenë në Ersekë, ku përpara zgjedhësve të këtij qyteti ka paraqitur programin elektoral të partisë që ai drejton. Dule vuri theksin në reformat e nevojshme që duhen ndërrmarrë në fushën e punësimit si një aspket i rëndësishëm për të gjithë. “Duhen politika sociale, të cilat do të orientojnë të gjithë shtetasit tanë në nevojë në tregun e punës. Do të kualifikojmë dhe do tu japim atyre mundësinë për tu riintegruar në tregun bashkëkohorë të punës”- theksoi kreu i PBDNJ-së Dule në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)