Fushata- Milo në Kukës: PDS, do investoj më shumë
Partisë Demokracia Sociale, ka vijuar turin e saj elektoral në qarkun e Kukësit, ku dhe ka prezantuar kandidatët për deputet të këtij qarku. Në fjalën e tij kreu i PDS-së Milo theskoi se ky qark meriton investime më të mëdha.
KUKES Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ka prezantuar para anëtarëve dhe simpatinzantëve të demokracisë sociale, listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Kukësit, e cila kryesohet nga Gëzim Bushati. “Ne jemi të ndërgjegjshëm që Kukësi dhe Tropoja, janë zonat më të prapambetura të vendit. Ndaj ky është një obligim i madh i të gjithë politikës shqiptare. Këto treva do të kenë investime më të mëdha, më të prekshme jo vetëm në rrugë, por të kenë edhe investime të tjera me qëllim që njerëzit të punësohen këtu”- theksoi kreu i PDS-së MIlo. (a.r/news24/balkanweb)