Fushata- Berisha, thirrje qytetarëve: Aplikoni pèr karta
Kryeministri Berisha, i ka bërë sërish thirrje kreut socialist ti bashkangjitet kandidatëve për deputete. Në takimet në Mirditë dhe Lac ai nuk harroi apelin për aplikimet për karta dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 28 qershorit.
MIRDITE- Pasditja e djeshme ka shënuar një takim mes kryeministrit Sali Berisha dhe banorëve të Mirditës. Në fjalën e tij përpara simpatizantëve të Partisë Demokratike Berisha ripërsëriti ftesën për kreun socialist Edi Rama, por kësaj radhe duke deklaruar një afat prej dy ditësh që ti bashkangjitet listës së kandidatëve për deputet.
”Zoti Rama edhe dy ditë afat ke. Vendos të ndryshoj ligjin, ta vësh veten në krye të listës së partisë tënde. E bëj këtë në respekt të socialistëve”- tha Berisha.
Nga Laci Berisha ka thënë se zgjodhi këtë qytet për të përshëndetur zgjedhjet e Parlamentit Europian.
“Kam zgjedhur Laçin për të përshëndetur Europën që u gdhi blu. Një përshëndetje vëllazërore ju bëj partive simotra për fitoren e jashtëzakonshme. Kam ardhur sot tek ju jo për t’ju uruar investimet që kemi bërë në këtë rreth gjatë katër viteve, të cilat janë 20 herë më të mëdha se investimet e shkuara”-tha Berisha.#
Kryeministri nuk harroi të përsëriste apelin ndaj qytetarëve për të marrë pjesë në aplikimet elektronike që sipas tij janë të rëndësishme për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
“Merrni letërnjoftimet e reja, i merrni se me këto dokumente unë dhe ju barazohemi për dëshmi identiteti me qytetarët e vendeve më të zhvilluara të perëndimit. I merrni se ju garantoj unë ju se do ju shërbejnë për dhjetëra e dhjetëra shërbime gjatë viteve që vijnë.
Por merrini edhe për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Le të shndërrojmë këto në festën tonë, për të ndërtuar në Shqipëri Laçin Europian, Shqipërinë Europiane”- përfundoi kryeministri Berisha. (a.r/news24/balkanweb)