E Diel, 1 Nëntor 2026

Pallati i shembur, seanca fokusohet në detajet teknike

Seanca e sotme gjyqësore, në ngarkim të 7 personave të akuzuar si përgjegjës të shembjes së pallatit në Gjirokasër më 9 nëntorin e një viti më parë, u fokusua në detajet teknike dhe mënyrat e prodhimit të materialeve inerte. 

GJIROKASTER- Detajet teknike për mënyrat e plintimit dhe prodhimin e materialeve inerte në zonën ku u rrëzua pallati 5-katësh, në tragjedinë e 9 nëntorit të një viti më parë në Gjirokastër, ishin në qendër të seancës së 5-të gjyqësore në ngarkim të 7 personave të akuzuar.
Në seancën e sotme gjyqësore , që drejtohej nga gjyqtari Desard Avdulaj, u dëgjuan dëshmitë e punëtorit të një firme për prodhimin e betonit për plintat dhe të pronarit të firmës përgjegjëse për plintimin e masivit mbrojtës betonizues në zonën ku do të ngrihej godina tjetër 7-katëshe.
Seanca e radhës do të zhvillohet pas 2 javësh, ku pritet të pyeten të tjerë dëshmitarë për të identifikuar përgjegjësit e ngjarjes tragjike mesditen e 9 nëntorit të 2008-ës, ku shëmbja e pallatit 5 katësh shkaktoi dhe 3 viktima. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›