E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, banorët e fshatit panaja protestojnë për transferimin e mjekes

Banorët e fshatit Panaja në rrethin e Vlorës kanë protestuar dje për heqjen nga puna të mjekes së fshatit të tyre, Aleksanda Llanaj dhe transferimin e saj në një fshat tjetër të komunës. Ata theksojnë në protestën e tyre se largimi i saj ka arsye politike dhe ata nuk do të lejojnë mjek tjetër të vijë në ambulancën e fshatit të tyre. Gjithçka ka nisur pas një urdhri të lëshuar për largimin e mjekes Llanaj nga ky fshat dhe transferimin në një fshat tjetër. Banorët e Panajasë por edhe vetë mjekja, këtë transferim e lidhin me faktin e kandidimit të saj për deputete në siglën e PDK-së. Por vetë drejtoresha Bruna Ndreu, e cila në këtë post ka ardhur pikërisht si përfaqësuese e kësaj partie, pohon se asgjë politike nuk ka në këtë transferim. Por banorët e Panajasë nuk janë bindur mbi shpjegimin e Ndreut, ndaj ata kanë protestuar dje duke premtuar se do të vazhdojnë protestën derisa të rikthehet urdhri i transferimit të mjekes Llanaj. Ndërsa kjo e fundit ka vazhduar punën në ambulancën e fshatit Panaja, pa marrë parasysh fare urdhrin për transferimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›