Gjinushi: Me votë, ti jepet fund qeverisjes së korruptuar
Kreu i PSD-së Gjinushi, e ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Sarandës. Nga ky qytet Gjinushi i ka bërë thirrje shqiptarëve të të votojë të majtën për ti dhënë fund sipas tij një qeverie të korruptuar.
SARANDË- Takimi i radhës për kreun e Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi ka qenë në Sarandë, ku për qarkun e Vlorës listën e kandidatëve e kryeson Kanan Shakaj. Nga ky qytet Gjinushi i bëri thirrje elektoratit shqiptarë të votojë të majtën për ti dhënë fund sipas tij një qeverie të korruptuar. “I themi të gjithe shqiptarëve se qëndrimi i kësaj qeverie është qëndrim në krizë. Qëndrimi i Sali Berishës në pushtet është për të keqen e vendit. Do të thotë vazhdim i vjedhjes, mashtrimit, korrupsionit, vazhdimi i lënies së vendit të fundit në rajon dhe jo sic i takon që me të majtën socialdemokracinë Shqipëria do të jetë vendi më i zhvilluar i rajonit”- u shpreh Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)