E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e tendave në Shkodër, G99 akuza bashkisë

Bashkia e Shkodrës gjobit lëvizjen politike G99 për shkak të disa tendave elektorale në këtë qytet. Reagojnë përfaqësues të lëvizjes duke e cilësuar këtë si gjobë politike. G99 për shkak të tendave elektorale është dhe në Koplik e Velipojë. REAGON BASHKIA 

SHKODER- G99 ka reaguar ndaj bashkisë së Shkodrës në lidhje me mbylljen e tendave elektorale në këtë qytet, në Koplik e Velipojë si dhe gjobës së vendosur. G99 ka akuzuar bashkinë e Shkodrës se e konsideron këtë forcë jo si subjekt politik por si një kompani private.
“Pas mbylljes arbitrare të tendave elektorale në Shkodër , Koplik dhe Velipojë si dhe refuzimi 15 ditor për të kthyer përgjigje në lidhje me vendosjen e tendave dhe posterave elektorale në të ashtuquajturat vende të përcaktuara nga bashkia, kjo e fundit vendos edhe një gjobë në para të argumentuar me një vendim të Këshillit Bashkiak, i cili na konsideron si kompani private dhe jo si subjekt poltik” theksoi përfaqësuesi i G99 në Shkodër. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›