Berat, 740 persona rrezikojnë pajisjen me karta identiteti
Rreth 740 banorë të komunës Poshnje në Berat rrezikojnë të mos pajisen në kohë me karta identiteti, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë vetëm 17 ditë larg. Në qendrën e aplikimit ditën e sotme është krijuar radhë e gjatë njerëzish.
BERAT- Problemet teknike në procesin e aplikimit në Berat rrezikojnë të lenë pa u pajisur me karta identiteti rreth 740 persona. Problemet e shumta të konstatuara në komunën Poshnje kanë bërë që qytetarët të përsërisin prodecurat e aplikimit duke rrezikuar pajisjen me karta në afatin e përcaktuar. Sipas specialistëve aplikimi i këtyre personave nuk është pranuar nga serveri qendrorë për prodhimin e kartave, pasi ka patur defekte në foton e aplikantit si pasojë e mosfunksionimit normal të aparatit fotografik.
Pas mësimit të këtij lajmi nga aplikantët, ka qenë i menjëhershëm reagimi i tyre për situatën e krijuar. Drejtuesit e komunës problemi është shqetësues, pasi numri i madh i aplikantëve ka sjellë mos ecuri normale të këtij procesi. Ndërkohë, teknikët të cilët kanë inspektuar punën konfirmojnë se janë djegur të dhënat për 740 aplikuesit. Sipas tyre problemi është shkaktuar nga fotografitë, pasi nuk është zgjedhur vendi i përshtatshëm. (a.r/news24/balkanweb)