E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Meta: Do përcaktojmë qeverisjen

Kreu i LSI, Ilir Meta garantoi mbështetësit e tij në Gramsh për fitoren e sigurtë të partisë që drejton, në zgjedhjet e 28 qershorit. “LSI do të vendosë shumicën e ardhshme parlamentare dhe qeverisjen e ardhshme” theksoi Meta. 

GRAMSH- Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një miting elektoral në Gramsh ku kreu i saj Ilir Meta garantoi mbështetësit e tij në fitoren e sigurtë të partisë që drejton, në zgjedhjet e 28 qershorit. Meta theksoi përpara bënorëve të kësaj zone se fituesja e zgjedhjeve është e majta, ndërsa fituesja e vërtetë është LSI, pasi kjo parti do të vendosë shumicën e ardhshme parlamentare dhe qeverisjen e ardhshme.
E 24-ta në listën e partive, për kreun e LSI-së në mënyrë simbolike do të thotë se partia e tij është e vetmja që garanton angazhim 24 orë në 24 për të nxjerrë vendin nga kriza.

“Sepse shqiptarët presin nga LSI dhe Ilir Meta, me ardhjen në pushtet të angazhohemi 24 orë në 24 për të nxjerrë vendin nga kriza e për tu dhënë shqiptarëve punësim, për tu dhënë familjeve shqiptare mundësi për të jetuar me dinjitet” thekoi Meta.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›