E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kartat” Fier, mbi 4000 persona rrezikojnë votën

Mbi 4000 persona pa pasaportë në qarkun e Fierit rrezikojnë të mos votojnë më 28 qershor, kjo për shkak se ende nuk kanë aplikuar. Numri i madh i këtyre personave lidhet me problemet që janë shfaqur në procesin e aplikimit për karta. 

FIER- Mbi 4000 persona të papajisur me pasaportë në qarkun e Fierit rrezikojnë të mos votojnë më 28 qershor, për shkak se ende nuk kanë aplikuar. Numri i madh i personave të cilët ende nuk kanë kryer procesin e aplikimit lidhet me probleme e shumta që kanë shoqëruar atë që prej nisjes së tij, sic janë dhe mangësitë në adresa të cilat kanë lënë jashtë procesit një numër të konsiderueshëm personash.

Kur mbetet dhe pak kohë nga zgjedhjet e 28 qershorit, aplikimet në qarkun e Fierit do të shtyhen dhe tre ditë të tjera.
Qarku i Fierit ka gjithsej 224.278 votues nga të cilët 50.182 pa pasaporta. Deri më tani në 26 njësi vendore kanë aplikuar 45.688 persona pa pasaportë, ndërsa 4494 persona ende nuk kanë aplikuar.

Të tjerë qytetarë, të cilët kanë kryer procesin shprehen mjaft të shqetësuar për tërheqjen e kartave, për shkak të anomalisë që shfaqet në sportelet ku bëhet dhe tërheqja e letërnjoftimeve elektronike.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›