E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Meta: Punësimi prioritet i LSI-së

Gjatë takimeve me banorë të njësive 5, 3 dhe 8 në Tiranë, kreu i LSI deklaroi se programi i partisë që ai drejton është i vetmi program shkencor realist dhe konkret që zgjidh problemet e punësimit. 

TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar takime me banorët e njësisë 5 , 3 dhe 8 në kryeqytet. Meta ka prezantuar planin për veprim dhe kandidatët për deputetë të kësaj partie. Sipas Metës, programi i LSI-së është i vetmi program shkencor realist dhe konkret që zgjidh problemet e punësimit.

“Programi i Lëvisjes Socialiste për Integrim është i vetmi program shkencor, realist , tokësor dhe konkret që zgjidh problemin e punësimit gjatë katër viteve të ardhshme në mënyrë konkrete dhe në ata sektorë ku mund të rritet ekonomia jonë në mënyrë të qëndrueshme” theksoi kreu i LSI. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›