E Shtunë, 31 Tetor 2026

Min.Shëndetësisë apel qytetarëve të dhurojnë gjak

Në 1000 banorë vetëm 7 prej tyre dhurojnë gjak, kur nevoja për gjak për disa kategori qytetarësh është jetike. Ministrja e shëndetësisë ka bërë apel që të gjithë të kontribuojnë në shpëtimin e jetës së njerëzve në nevojë. 

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë apel qytetarëve që të dhurojnë gjak. Me rastin e 14 Qershorit, Ditës Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut, ministrja Anila Godo ka bërë apel për dhurimin e gjakut, për të shpëtuar dhjetëra fëmijë dhe persona të tjerë në nevojë.
“Ende nuk është arritur mjaftueshmëria në gjak. Në vitin 2008, kishin 20 400 dhurime kundrejt 14 670 dhurime në vitin 2005, por duhet të këmi 40 dhurime për 1000 banorë. Ne inkurajojmë cdo qytetar për dhurim pasi dhurimi i gjakut nuk i kushton asgjë dhuruesit” theksoi Godo.

Sipas ministres Godo, prioritet i punës së strukturave shëndetësore ka qenë krijimi i një baze të qëndrueshme dhuruesish vullnetarë të rregullt, me qëllim përmbushjen e objektivit tonë strategjik që në fund të vitit 2010 dhurimi i gjakut të jetë 100 % i papaguar.
“ Në këtë ditë apeloj edhe njëherë për të kontribuar për shpëtimin e fëmijëve , prindërve dhe të afërmve në nevojë, përmes dhurimit të gjakut ” tha Godo. (e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›