E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Meta: LSI e vetmja forcë me plan për krizën

“Ne shprehim angazhimin për t’i mbështetur të gjitha bizneset” u shpreh kreu i LSI, gjatë një takimi me biznesmenë të vegjël e të mesëm në Kucovë. Mata tha se LSI është e vetmja force me një plan veprimi për të nxjerrë vendin nga kriza. 

KUCOVE- Kreu i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta vijoi turin elektoral në qytetin e Kucovës ku takoi biznesmenë të vegjël dhe të mesëm. Meta tha se LSI është e vetmja forcë me një plan veprimi dhe e pregatitur seriozisht për të nxjerrë vendin nga kriza.
“Ne shprehim angazhimin tonë për t’i mbështetur me politika konkrete, lehtësuese, dhe favorizuese të gjitha këto biznese në vendin tonë, së pari duke i përjashtuar nga tatim fitimi deri në fund të vitit 2010, dhe së dyti duke subvencionuar sigurimet shoqërore me 50 % deri në fund të vitit 2011. Plani për veprim është rruga për të rritur fuqinë blerëse, për të rritur punësimin, është rruga për të bërë të mundur që qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të rrisin standardin e jetesës së tyre” u shpreh Meta. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›