E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazh per ty Kryeministri hije

A e di more Gramoz se Adil arcani ishte me i pavarur se ju. A ju kujtohet apo jo. Banalitetet i keni ju. Per Shkodren dhe mbare Shqiperine do te pergjigjet kjo qeveri. Kjo qeveri do te qendroje prapa cdo qytetari kudo qe te ndodhet nga Vermoshi ne Konispol nga Shkodra ne Myzeqe

Nga Sali Berisha

Ne memorien e ketij parlamenti ne memorien e qytetareve shqiptare ne ndergjegjen e tyre te thelle njerezore qytetare do te mbeten te paharruara per jete te jeteve qendrimi makaber i atyre qe duartrokiten per shpirtrat e femijeve te vdekur.

Une prisja ketu zoti Ruci qe ti kerkoje te falur vendit ti kerkoje te falur nenes se viktimave ti kerkoje te falur qytetareve te Durresit tju kerkoje te falur qytetareve shqiptare sepse shkelmuat mbi shpirtrat e kater femijeve te vdekur. Nuk u terhoqet dot as para pafajesise se femijeve.

Cilido qe te ishte dufi mllefi urrejtja juaj nuk mund te duartrokisnit kurre nuk mund te benit kurre ate qe bete ne kete parlament. Ju perdhoset ndergjegjen njerezore me duartrokitjen tuaj duke cituar emrat e 4 viktimave te pafajshme.

Zoti Ruci duhet tu kerkoje te falur shqiptareve tu kerkoje te falur nenave shqiptare tu kerkoje te falur femijeve shqiptare vogelusheve te ketij vendi se ne nje histeri te pashembullt politike ju duartrokitet duke cituar emrat e kater femijeve te djegur ne shtepine e tyre.

Nuk mund te kete me askush besim tek ju se ju keni preokupim njerezor nuk mund te besoj me kush se ju keni interes tjeter pervec e keqja e qytetarit e mira e kryetarit tuaj pervec fatkeqesia e shqiptareve lumturia e tij.

Kjo eshte e vertete me ate qe treguat ju me aktin tuaj makaber te ngriheni dhe te kerkoni te falur nje nga nje per duartrokitjet qe bete. Kete te beni ju sot ketu dhe pastaj para femijeve para pafajesise perkulet gjithkush dhe cdokush. Perkuluni sot se keni perdhosur shpirtrat e tyre dhe keni fyer rende keni lenduar ne shkallen me te rende ndergjegjen qytetare njerezore te cdo shqiptari.

Ishit ne nje verberi te paimagjinueshme kur njeri nga ju perfaqesues i atij i cili do te firmoste ekzekutimin e 27 intelektualeve shqiptare gje qe nuk do ta bente Manol Konomi do te jepte doreheqjen dhe ky na riktheu stergjyshin e tij ketu.

Po mire ai qe ishte i verber dhe zbatoi mesazhin por ju te tjeret qe duartrokitet ne nje histeri kolektive dhe ne vend qe te ngriheshit ne kembe dhe te kerkonit nje minute heshtje per ta u ngritet dhe shperthyet ne gezim dhe duartrokitje.

fare keni me ju qytetaret e Shkodres fare ju lidh ju me ta kur ju nuk perkuleni dot para femijeve te vdekur kur ju perdorni per kapital politik shpirtrat e tyre te vdekur. Do te doja te flisja ketu per Shkodren por veshtiresohem shume nga ju. Do ta beja kete ne qofte se ju do te kerkonit te falur ketu.

Duhet te kerkoni te falur sepse ajo qe bete ju nuk e ka bere askush kurre ne historine e nje parlamenti. Shperthimi juaj ne duartrokitje kur u cituan emrat e kater femijeve tregon se ju jeni me vite drite larg femijeve jeni me vite drite larg njerezimit jeni me vite drite larg qytetarise.

Une prisja ketu qe kryetari juaj Kryeministri juaj ne hije te kerkonte te falur por u sollet ketu si kukull e kryetarit tuaj. Edhe njehere ju kerkoj ketu qe te kerkoni te falur. Se cfare ka ndodhur ne Shkoder per ju i ftoj qytetaret ti referohen fytyres se kryetarit tuaj ne media. Syte pasqyrojne shpirtin thote nje shprehje latine.

Krahasoni qytetare shqiptare daljen e tij para mediave diten e heqjes se vizave sesi i gufonte gjoksi se si i dihaste nga trishtimi dhe mjerimi kurse sot i ngazellenin syte nga gezimi se ne Shkoder ka permbytje dhe se me kete permbytje mund te sulmonte kundershtarin e tij politik.

Ky triumfator mbi fatkeqesite njerezore ky triumfator mbi fatkeqesite e femijeve ky triumfator mbi fatkeqesite natyrore ju ka katandisur ju ne kukulla politike.

pune keni ju me Shkodren kur ju duartrokisni ne kor per kater femije te vdekur. Zonje mos e tundni koken ashtu se je nene. Ti duhet te derdhesh lot per ta jo te duartrokasesh. Ju jeni nena dhe per kete arsye duhet te derdhni lot dhe jo te duartrokisni.

Nuk keni pune me Shkodren ju. Mbreme ne media deputeti Gjok Uldedaj tha se po ndante situaten me bashkeqytetaret e tij me zgjedhesit e tij dhe po raportonte ne nje media. U mahnita dhe nuk u besova vesheve kur kronisti i tha mos na bej politike por na thuaj per te mbyturit dhe te vdekurit.

A e konstatove Gjoke qe donin ta mbyllnin gojen vetem se po raportoje per mbeshtetjen qe po jepej qytetareve te Shkodres. Ju nuk mund te kaloni dot me me nje skenar te tille. Ne ju pame ne Gerdec ju ju kemi pare ne fatkeqesi te tjera ju kemi pare ne fatkeqesite e kater femijeve. E kam te veshtire tu flas une ju ne rast se nuk kerkoni falje per ato qe keni bere.

E bej por ju duhet te kujtoni se nuk duhet kurre te duartrokisni per kater femije te vdekur se mund te ngriheni nje mije here ne kembe per te nderuar kujtimin e tyre dhe jo te duartrokisni dhe pse kjo. Vetem e vetem se kryetari juaj perjeton me kenaqesine me te madhe cdo lloj fatkeqesie natyrore njerezore shoqerore politike me te cilen ai mund te sulmoje kundershtarin e tij politik.

Por kryetari juaj te harroje se kjo eshte rruga e pushtetit. Kjo eshte rruga e gremines per te. E keqja e madhe se ai ju ka bere ju kukullat me te mjera politike. A e dini ju se ka patur me dinjitet Adil arcani se sa keni ju kur uleni ketu.

A e di more Gramoz se Adil arcani ishte me i pavarur se ju. A ju kujtohet apo jo. Banalitetet i keni ju. Per Shkodren dhe mbare Shqiperine do te pergjigjet kjo qeveri. Kjo qeveri do te qendroje prapa cdo qytetari kudo qe te ndodhet nga Vermoshi ne Konispol nga Shkodra ne Myzeqe.

Kjo qeveri eshte e tera ne kembe per te ndihmuar qytetaret. Nuk ka te zhdukur. Ti qe shpall te zhdukur me mijera vete ti ndjek me ata korbat qe ushqehen vetem me kufoma. Nuk ka asnje te zhdukur. Nuk asnje te vdekur deri tani. Mesoje kete meqe u thua shqiptareve se jane me qindra te zhdukur. Ka me qindra dhe mijera punonjes te ushtrise dhe policise te komunave qe po perballen cdo minute cdo ore me permbytjen per te shpetuar jete.

Nuk ka te zhdukur asnje. Te zhdukur jeni ju qe imagjinoni makabritete me jetet e njerezve. Te zhdukur jeni ju qe duartrokisni me femije te vdekur. Te zhdukur jeni ju qe hidhni valle me fatkeqesine e Shkodres. Te zhdukur jeni ju qe gezoheni me permbytjet dhe fatkeqesite natyrore. Ju zhdukeni nuk zhduket Shkodra nuk zhduken qytetaret e saj. E filluat ketu e mbyllet me duartrokitje dhe na e filluat me njerez te zhdukur. Ku jane te zhdukurit.

Qytetaret kane emra. shte nje qeveri e tere eshte nje ushtri e tere jane te gjitha forcat e policise te gjithe qeveritaret vendore demokrate dhe socialiste qe po perballen me permbytjen me te shpejte qe ka njohur rajoni ndonjehere. Qeshni - qeshni ju sepse Shkodra qe urreni kaq shume po permbytet.

Dy javet e fundit ka pasur nje shtim shume te madh te ujerave fillimisht te liqenit dhe ka pasur nje ngritje progresive te shpejte te ujerave te liqenit si rezultat i burimeve te tij te brendshme dhe lumenjve.

Zoteri keta te bejne cte duan. Une nuk kam per te folur ndonjehere per ta nese nuk kerkojne te falur per kater femijet. Sa here qe te kerkoni Kryeministrin pergatituni per kerkesen time sot e pergjithmone te kerkoni te falur per duartrokitjet qe bete per shpirtrat e te vdekurve.

Ketyre permbytjeve iu shtuan vershimet e terbuara te lumenjve te alpeve shqiptare dhe atyre ne Malin e Zi vershime qe arriten ne mijera meter kub per sekonde vershime qe ne rast se nuk do te gjenin kaskade ne anen shqiptare ne kushtet me optimale per perballimin e tyre do te mund te krijonin ate qe kerkoi kryeministri ne hije zhdukjen e mijera banesave te qytetareve. Por ajo nuk ndodhi. Valbona lumi Curraj lumi i Shales Perroi i Thate vershuan si asnje here tjeter.

Natyrisht amortizimi i tyre ne kaskade ishte momenti vendimtar qe parandaloi nje drame nder me te medhate qe mund te pllakoste.

Ministria e Ekonomise Drejtoria e Pergjithshme e KESH-it kishte marre te gjitha masat qe kaskada te ndodhej ne nivelet me minimale. Pse nuk i permendni nivelet tani ju qe vertiteni nga nje ekran ne tjetrin duke kerkuar viktima Nuk ju kemi degjuar te thoni ndonje fjale per nivelet. Jo sepse nuk ju intereson. Ju intereson te shpallni me mijera te zhdukur. Nuk ka asnje te zhdukur por ka mijera te shpetuar dhe po behet cdo gje qe te mos kete asnje jete te humbur.

Pra vala e pare u amortizua nga digat nga Komani nga Vau i Dejes nga Fierza. Vetem mbreme ne oren dy te mengjesit ne liqenin e Fierzes te Komanit dhe Vaut te Dejes jane derdhur 4500 m3/s. Autoritetet vendore te Shkodres qytetaret e Shkodres autoritetet vendore te komunave kane bere nje pune te shkelqyer.

Deputetet e Shkodres jo te kryetarit por deputetet e qytetareve te saj kane qene atje dite e nate. Ata kane organizuar me shpejtesi te rrufeshme evakuimin kane krijuar me shpejtesi te madhe kapacitete me mijera shtreter per te strehuar ata qe zoteria i quan te zhdukur.

A e pate se me cfare pergjegjesie kryeministri ne hije u tha shqiptareve se jane me mijera te zhdukur Se keshtu i do zemra atij. Pra u be ne trup i vetem dite e nate.

Ju zoteri genjeni sepse po nderhyhej ne disa argjinatura. Ato nderhyrje kane filluar me kohe nga Viluni ne Kir ne Spathare etj. Ju nuk keni sy qe ti shihni sepse nuk doni ti shihni. Per ju ka rendesi te sulmoni Sali Berishen dhe nuk ka rendesi se cfare behet tjeter. Shqiperia reale per ju jane sulmet kunder Sali Berishes.

E tere bota juaj eshte bota e nje njeriu te perqendruar me nje patologjizem ekstrem per te ardhur ne pushtet mbi fatkeqesi mbi tragjedi mbi vdekje mbi zhdukje. Si mund te jete keshtu Ju mund ti kerkoni kryeministrit dhe duhet ti kerkoni atij llogari per cdo gje por jo duke u thene shqiptareve se jane me mijera te zhdukur. Cilet jane zhdukur Na thoni nje emer te nje te zhdukuri

Ku jane te zhdukurit Ai i thoshte mbreme ne emision deputetit Gjok Uldedaj qe mos na fol per politike por na fol per te zhdukur se na duhen te zhdukur mundesisht foshnja te sapolindur. Madje e zbuluan nje rast.

Nje force politike e madhe nuk mund te katandiset ne kete menyre per psiqizmin e nje njeriu. Ju nuk mund te shprehni dramen personale te nje njeriu ne dramen e alternatives tuaj. Ai nuk mundet kurrsesi qe te jashtezoje turbulliren e tij psikike rrenimin e tij shpirteror mbi ju dhe tu thote qe dilni e thoni se ka mijera te zhdukur.

Zoterinj nuk ka asnje te zhdukur por ka mijera te shpetuar dhe mijera shtreter bosh qe presin per evakuimin.

Ne cdo komune eshte bere nje organizim i shkelqyer. Kryetari i komunes nje oficer madhor i policise nje oficer madhor i ushtrise dhe nje minister jane ne krye te detyres nga mengjesi deri ne darke drejtojne dhe menaxhojne cdo operacion shpetimi drejtojne dhe menaxhojne cdo operacion evakuimi drejtojne dhe menaxhojne operacion sistemimi drejtojne dhe menaxhojne cdo ndihme mjekesore drejtojne dhe menaxhojne cdo ndihme ushqimore. Situata eshte e tera nen kontroll.

Natyrisht ujerat jane ujera. Ne vende te tjera me te fuqishme se Shqiperia pikerisht ne kete periudhe keto dite ka pasur me dhjetera viktima. Ne nuk kemi pasur asnje viktime sepse kemi bere nderhyrjet me energjike. Ne nuk kemi ndenjur ekraneve per te hedhur valle mbi shpirtrat e femijeve te vdekur nuk kemi shpikur foshnje te vdekura por kemi preferuar te ndajme perpjekjet e ndershme serioze me qytetaret e zonave te permbytura per te qene aty dhe ne jemi aty.

Qeveria i nderuar kryeminister ne hije eshte e tera ne Shkoder ka bere atje mbledhjen e kabinetit ka shperndare anetaret e qeverise ne komuna ka percaktuar fondet e nderhyrjes ka bere gati amendamentet e buxhetit dhe paraqiten sonte ketu. Jane qe te gjitha keto. Ndaj dhe ju mos flisni por kerkoni falje per ate qe bete. Pastaj beheni te besueshem ju. Ju mos mendoni se kaperceni mbi ndergjegjen time.

Ate qe keni bere ju heren e fundit une nuk e kaperdij dot gjate gjithe jetes. Ne romanin e Viktor Hygoit pershkruhet nje beteje e madhe midis monarkise dhe republikaneve. Personazhi i Hygoit kishte lyer duart me gjak kishte bere masakrat me te medha mbi republikanet por tre foshnje po digjeshin ne biblioteken e keshtjelles qe kishte mbrojtur. Ai ishte larguar me tunel por u kujtua se femijet kishin mbetur ne zjarr.

La lirine la cdo gje dhe shkoi te shpetonte foshnjat qe po digjeshin. Ndersa ju duartrokitet per foshnjat qe vdiqen. Kjo eshte gjeja me e rende qe keni bere ne jeten tuaj. Pothuajse eshte pothuajse infantitil moral jo fizik. Ndaj dhe kerkoni falje. Ketu kaq ka.

Nga fjala e mbajtur ne seancen e sotme parlamentare

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›