E Diel, 1 Nëntor 2026

Bursa e Wall Street mund te kete ndikuar ne krizen greke

NJU JORK- Kompanitë që operojnë në bursën e Wall Street mund të kenë patur gisht në krizën që ka përfshirë Greqinë si pasojë e borxheve të mëdha. Këta ka deklaruar kreu i rezervave federale amerikane në SHBA, Ben Bernanke i cili ka thënë se institucioni që ai drejton po shqyrton mbi disa operacione që janë kryer nga bursa amerikane në lidhje me qeverinë greke.

Bëhet fjalë për një numër cështjesh që lidhet me derivatet bankare me Greqinë, por Bernanke nuk pranoi të thoshte se ka nisur një hetim zyrtar për këtë cështje.
Firma amerikane Goldman Sacks ishet e vetmja që Bernanke përmendi në emër dhe që mund të ketë pasur ndikim në krizën greke.

Bosi i kësaj firme ka mbrojtur një marrëveshje të bankës së tij të vitit 2001 me qeverinë greke kur kjo mund të ketë lejuar qeverinë greke që të maskonte përmasat e mëdha të problemeve të saj të borxheve.

Kreu i bankës Goldman Sacks, Xherald Holgan ka thënë se marrëveshja bankare në fjalë ka qenë në përputhje me rregullat por ai pranon se kjo marrëveshje duhej të ishte bërë në mënyrë transparente.

Goldman Sacks po hetohet nga BE pasi u zbulua nga agjencia e statistikave te BE, eurostat lidhja e saj me Greqinë.

Kjo marrëveshje bëri që Greqia të fshinte përmasat e deficitit buxhetor. BE i ka dhënë afat Greqisë deri në fund të muajit shkurt të japë detaje për llogaritë e saj financiare.

Pas krizës financiare në Greqi kompania Goldman Sacks dhe kompani të tjera të Wall Streets janë kthyer nga banka investimi në kompani aksionere. Kjo i lejon bankat amerikane tu japin para hua shteteve por i vendos ata nën një kontroll më të rreptë të rezervave federale.
(e.k/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›