E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata 30 ditore

Ligji zgjedhor nuk u ndryshua. Rrjedhimisht, edhe fushata parazgjedhore do të zgjasë 1 muaj.
Për partitë e tjera politike, përveç “Vetëvendosjes”, do të ishte e mirëseardhur ideja për fushatën 15 ditore, kurse për mosmiratimin e ndryshimeve të këtij ligji e fajësojnë politikën.

Për LDK-në dhe AAK-në, fushata e shkurtuar, përveçse do t’i shkurtonte shpenzimet e panevojshme, nuk do të mërziste shumë as qytetarët, transmeton KTV.

Zgjedhjet e 3 nëntorit do të organizohen me ligjin aktual në fuqi për zgjedhjet lokale. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›