E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kusari-Lila: Kjo situatë mund të lë pasoja

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari-Lila ka bërë përgjegjëse Maqedoninë për problemin e krijuar me Kosovën në lidhje me ndalesën dhe kushtëzimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe të qytetarëve.


Ajo ka thënë se për pa i hequr Maqedonia vendimet nuk do ta heqë as Qeveria e Kosovës vendimin e saj. “Kemi komunikuar me ministrin Valon Saraqini, të cilit ia kemi bërë me dije vendimin tonë për ndalesën e produkteve nga Maqedonia deri në heqjen e dy vendimeve, njërin për masën kufizuese për miellin, tjetrin për heqjen e taksës për qytetarët e Republikës së Kosovës. Për pa i hequr këto dy vendime nuk do ta heqim vendimin tonë”, ka deklaruar Kusari-Lila në intervistën për “Epokën e re”.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se situata e krijuar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë mund të lë pasoja. “Kemi mbyllje të kufirit në të dyja anët. Është një situatë jo e këndshme, e cila mund të lë pasoja. Tejkalimi i kësaj situate varet nga vullneti i Qeverisë së Maqedonisë. Duhet të kthehemi në pikën zero, ku kemi qenë, pa ndonjë ndalesë apo kushtëzim të lëvizjes së lirë të mallrave apo të qytetarëve”, ka thënë Kusari-Lila. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›