E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia krijon edhe një strukturë ilegale në Kosovë

Në kundërshtim me Marrëveshjen e 19 prillit, Beogradi zyrtar ka themeluar ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në qershor, një të tillë e kishte themeluar edhe Kosova. Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ekipi I formuar nga Serbia është illegal. E analisti Ardian Arifaj ka thënë të mos jetë befasi kjo, ngaqë kjo nuk përbën herën e parë kur fqinji verior nuk u përmbahet provizioneve të marrëveshjeve.

Qeveria e Kosovës e ka quajtur illegal ekipin menagjues për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e ka themeluar të martën Qeveria e Serbisë. Një ekip të ngjashëm Prishtina zyrtare e pati themeluar në qershorin e sivjetmë, shkruan Koha Ditore.

Bashkë me veprimin për ekipin menaxhues, ekzekutivi serb ka vendosur të shpërbëjë edhe kuvendet e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës- Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilat kanë vepruar ilegalisht. Masa është ndërmarrë pas refuzimit për pjesëmarrje në zgjedhejt e 3 nëntorit. Por ky hap nuk e përbën fundin e funksionimit të strukturave politike ilegale në këtë pjesë të vendit, në të cilën nuk është I shtrirë rendi kushtetues i Kosovës. Pas këtij veprimi, Qeveria e Serbisë ka emëruar kryetarët edhe anëtarët e organeve me një mandate të përkohshëm deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, të cilat do t’i organizojë Kosova.

Zëvendëskryeministri Kuçi, ka thënë të mos ketë të drejtë Serbia të marrë vendime, sikur ai për formimin e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit.

“Qeveria e Serbisë nuk ka kompetenca, për asnjë veprim në Kosovë, por duhet parë si pozitive nëse nuk mbështetet struktura paralele atje dhe respekton marrëveshjen e arritur më 19 prill”, ka thënë Kuçi./Koha Ditore/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›