E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Kekës, PD: PS e PDK po manipulojnë ngjarjen

“Duke shprehur keqardhjen për jetën e humbur, PD denoncon përpjekjen e Ramës e Ndokës për të manipuluar rastin e vdekjes së të ndjerit” kështu deklaroi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli përmes një deklaratë për mediat. 

TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quajti manipulim politik të vrasjes së kreut të PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleks Keka nga ana e PS-së dhe republikanëve.
Përmes një deklarate për mediat zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli i ka bërë thirrje kreut demokristian e atij socialist të mos përpiqen të manipulojnë rastin e vdekjes së të ndjerit, “sikurse në rastin e vdekjes së Trebickës”.
“Sot humbi jetën pas eksplozionit të makinës qytetari njëherësh Kryetari i PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleks Keka.Duke shprehur keqardhjen për jetën e humbur, PD denoncon përpjekjen e Edi Ramës dhe Nard Ndokës për të manipuluar rastin e vdekjes së të ndjerit, duke nxjerrë si satelitë njëri pas tjetrit zëdhënësat e tyre” theksoi zëdhënësja Mëhilli.
Partia Demokratike ka shprehur keqardhje për vrasjen e Aleks Kekës në Shkodër duke kërkuar nga organet kopetente zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›