E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton Genc Urucin Saliu e Jozefina kane marre peng vendin

SHKODER- Kryesocialisti Edi Rama ftoi sot qytetaret e Shkodres per pjesemarrje ne zgjedhjet e 8 majit sic e quajti ai ne procesin e demokracise per te cliruar voten e lire. Ne vijim te fushates elektorale Rama prezantoi sot kandidatin e Aleances per ardhmen ne Bashkine e Shkodres Genc Uruci.

Kreu socialist nga Shkodra akuzoi kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli se kane marre peng Shqiperine dhe se mrekullia ekonomike per te cilen ata flasin ekziston vetem tek ata dhe oborri i tyre.

Saliu e Jozefina perfaqeson pushtetin qe prej vitesh po vjedh Shqiperine deklaroi Rama.

Sipas kryesocialisti 8 maji eshte koha per ti kthyer shkelqimin Shkodres e njekohesisht per te qene me te vendosur kunder kusarise.



Nderkohe Rama prezantoi gjate paradites projektin per lumin Lana ne kryeqytet.
Vizioni yne eshte i kthjellet e i qendrueshem tha Rama gjate prezantimit te projektit duke theksuar se nderhyrja qe parashikohet te behet do te terheqe akoma me shume investime.

Duke risjelle ne vemendje Lanen e disa viteve me pare te mbytur nga ndertimet informale Rama tha se ajo eshte tashme boshti i qytetarise boshti i vizionit tone.


Sot ne kemi shembuj te keqtrajtimit te potencialeve natyrore te vendit. Shembulli tipik eshte hapesira mes Durresit dhe Tiranes e cila po mbushet me investime kuturu te cilat nuk u kthejne atyre qe investojne ate qe do te duhej tu kthenin ne rast te nje plani te qarte per zhvillimin e zones tha Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›