E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe, perplasen makinat, dy te vdekur

Aksident rrugor ne Lezhe, me pasoje vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rende te dy te tjereve.

Ngjarja e rende pak me pare prane fshatit Shenkoll, ne aksin Lezhe-Milot, kur dy makina u perplasen mes tyre, duke shkaktuar viktimat dhe te lenduarit, identiteti i te cileve ende nuk dihet.

Policia mberriti ne vendngjarje dhe nga hetimet paraprake mendohet se aksidenti te kete ndodhur si pasoje e shpejtesise se madhe.

Nderkohe oret ne vazhdim do te nxjerrin konkluzionet perfundimtare per kete ngjarje te rende.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›