Minutat e fundit me Kekën: Më tregoi që kërcënohej
Mark Lumaj, kandidat për deputet i PDK në Malësinë e Madhe në një intervistë për TvNews24 tregon se ai ka qënë personi i fundit që ka kontaktuar me Aleks Kekën dhe kanë pirë kafe së bashku, pak para se ai te vdiste
SHKODER-Policia e Shkodrës nuk ka marrë ende në pyetje personin e fundit që ka takuar Aleks Keka, rreth 40 minuta para se të vdiste. Mark Lumaj, kandidat për deputet i PDK në Malësinë e Madhe në një intervistë për TvNews24 tregon se ai ka qënë personi i fundit që ka kontaktuar me Aleks Kekën dhe kanë pirë kafe së bashku. Por, pas konstatimit se vdekja e Kekës ishte vrasje, policia në kuadër të hetimeve nuk e ka marrë në pyetje ende Lumajn për të dhëna më të hollësishme. Lumaj tregon se Keka i kishte rrëfyer po ditën që vdiq se kërcënohej vazhdimisht ne telefon. “Kam pirë kafe me Aleksin në një bar kafe në qëndër të Koplikut. Biseduam për përgatitjet e fushatës. Keka më tregoi se ndjehej i kërcënuar. Edhe pse jam personi i fundit që kam kontaktuar me Kekën, grupi hetimor ende s’më ka marrë në pyetje për ngjarjen”.
Kandidati i PDK për deputet në Malësinë e Madhe zgjeron rrëfimin duke dhënë detaje mbi figurën e Kekës. Ai thekson se Keka nuk ishte i rrezikshëm. “Ai qarkullonte lirisht cdo ditë. Dhe ditën e fundit të jetës së tij, pimë kafe së bashku. Kur u ndamë, 40 minuta më pas, mësova lajmin për vdekjen e tij”, tha Lumaj.
Aleks Keka, kryetar i PDK-së në Malësinë e Madhe humbi jetën dje paradite pranë Shkodrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:45, në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Grizhë. Aleksandër Keka ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Mitsubishi Pajero” me targë SH 2125E (në pronësi të vëllezërve Bitani), nga Kopliku për në drejtim të qytetit të Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte shpërtheu fuqishëm duke i shkaktuar atij vdekjen.
(d.b/BalkanWeb)