PDK, dorëzon dy padi në prokurori

Ashtu siç premtoi në emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza kreu i PDK Nard Ndoka ka dorëzuar dy padi në prokurori për Topallin dhe për policinë e shtetit. Ndoka u shpreh në studion "Ora e Deabtit" se dy paditë që do ti drejtohen prokurorisë janë për shpifje ndaj kreut të PDK-së për Malësinë e Madhe Aleksandër Keka i cili humbi jetën pak ditë më parë nga një shpërthim në makinën e tij. Pas dorëzimit të padive kreu I PDK Ndoka është shprehur për mediat se forca që ai përfaqëson është e vendosur për drejtësi duke shtuar se nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli dhe policia e shtetit janë nxitur urrejtjen nacionale.