E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Gjinushi: PSD, qeveri antikorrupsion

Partia Social Demokrate ka vijuar turin e saj elektoral në qytetin e Fushë Krujës. Kreu i kësaj partie Gjinushi u shpreh se një qeberi me partinë që ai drejton është një qeveria antikorrupsion dhe një qeveri për zhvillimin e vendit. 

FUSHË KRUJË- Takimi i radhës për kreun e Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushin ishte Fushë Kruja ku listën e kandidatëve e kryeson Ingrid Shuli. Gjinushi tha se PSD ka tyë drejtën morale tu thotë shqiptarëve se me një qeveri me partinë që ai kryeson është një qeveri antikorrupsion. “Ju do të votoni për ndryshimin sepse Shqipëria nuk mund të shkoj në NATO dhe BE duke thelluar varfërinë, sepse nuk mund të pranoni mashtrimet që janë bërë me pagat dhe pensionet ku nuk janë dyfishuar ato, por janë dyfishuar cmimet. Është koha që arsimi, shëndetësia dhe bujqësia të zhvillohen me ritmet e të gjithëve, madje Shqipëria të jetë vendi i parë”- theksoi kreu i PSD-së Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›