E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Mediu në Kamëz, fton banorët të votojnë PR

Partia Republikane, ka vijuar turin elektoral në Kamëz në kuadër të zgjedhjeve të 28 qershorit. Në këtë takim kreu i PR Mediu shprehu bindjen se shqiptarët do të votojnë koalicionin e djathtë, si votë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

TIRANE- Turi i takimeve të kreut Republikan Fatmir Mediu vijoi në Kamëz, ku Mediu shoqërohej nga kandidati i zonës Bashkim Gjoka. Kreu republikan shprehu bindjen se shqiptarët do të votojnë koalicionin e djathtë, si votë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mediu ftoj banorët të votojnë në listën e partive numrin 16-të. “Votoni Partinë Republikane, votoni numrin 16. ne kemi përgjegjësinë maksimale që të shikojmë përpara sepse zoti i madh na thotë të vazhdojmë përpara sepse të gjithë ne kemi një ëndërr për të vazhduar përpara dhe duam që të bëhemi shqiptarë me dinjitet të lirë brenda një Europe dinjitoze dhe të lirë”- tha Mediu. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›