E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- PBDNJ, Solis: Do krijojmë shtet të së drejtës

Leopard Solis, kandidati për deputete i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vijuar me turin elektoral me takime në Tiranë. Në këto takime Solis ka theksuar se në rast fitore do të bëjnë të mundur krijimin e shtetit të së drejtës. 

TIRANE- Kandidati për deputet i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Leonard Solis në një takim të zhvilluar në Tiranë ka kërkuar votën e zgjedhësve duke i bërë thirrje për të votuar numrin 29 në fletën e votimit. Kjo theksoi Solis do të jetë edhe data e fitores tonë për të themeluar një shtet të së drejtës dhe demokratik dhe jo një shtet që konsiderohet pronë e Partisë Demokratike. “Ju bëj thirrje të votoni numrin 29, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kjo parti shkoi në koalicionin e majtë me vullnetin e saj të lirë”- tha Solis. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›