E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Meksi: "Poli i Lirisë", alternative antikorrupsion

Turi elektoral i koalicionit “Poli i Lirisë” ka vijuar me një takim me komunitetin beratas në Tiranë. Në këtë takim kreu i këtij koalicioni Meksi, i ka kërkuar votën atyre, për një alternativë të ndryshme nga ajo e dy partive të mëdha. 

TIRANE- Drejtuesi i “Polit të Lirisë” Aleksandër Meksi ka zhvilluar një takim me komunitetin e Beratasve në Tiranë. Meksi u kërkoi banorëve votën që të hedhin për një alternativë që nuk e përdorin këtë votë për qëllime personale dhe farefisnore. “Nëse keni frikë nuk vjen përparimi, dhe nëse votën tuaj nuk e hidhni për një alternativë të ndryshme nga ajo cka na kanë mësuar këto dy parti, të cilat kërkojnë të sundojnë vetë me familjet e tyre, me fisin e tyre dhe me ata që kanë klientë me punë të pista sepse korrupsioni në tërë botën quhet i pisët”- theksoi Meksi në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›