E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Xhuveli: Do transformojmë Kamzën

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Kamzës në kuadër të fushatës elektorale. Kreu i PAA-së Xhuveli u shpreh se premtimet e PAA, janë materializuar në transformime rrënjësore edhe në këtë Bashki. 

TIRANE- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Lufter Xhuveli, zhvilloi një takim elektoral në Bashkinë e Kamzës, ku prezantoi kandidatin për deputet të kësaj force politike Sali Hoxhën. Kemi të drejtë të kërkojmë të votoni numrin katër. PAA -tha Xhuveli ose premtimet tona janë materializuar në transformime rrënjësore edhe në Bashkinë tuaj. “Me votën tonë të përmirësojmë jetën tonë, të krijojmë kushte dhe nga ana tjetër të sigurojmë fitoren e koalicionit dhe të rrisim peshën e përfaqësimit të PAA-së kudo, sepse është një parti e cila ka kontribuar vazhdimisht në mënyrë të vecantë në këto 4 vite”- u shpreh kreu i PAA-së Xhuveli. (a.r/news24/balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›