“Kartat” PS apel qytetarëve pa pasaportë: Aplikoni
PS u ka bërë thirrje qytetarëve pa pasaportë, të aplikojnë për të siguruar të drejtën e votes në 28 qershor, kur duhen edhe dy ditë nga përfundimi i afatit për aplikimet. PS ka shprehur sërish shqetësimin për parregullsi në lista.
TIRANE- Dy ditë nga përfundimi i afatit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik, Partia Socialiste i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, pa pasaportë, të aplikojnë për të siguruar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Apeli drejtuar qytetarëve është bërë nga anëtarja e kryesisë Lindita Nikolla, e cila përmes një deklarate për mediat u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë, të aplikojnë për kartat e identitetit.
“Sot, kur mbeten edhe vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik, Partia Socialiste i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa pasaportë, të aplikojnë një orë e më parë, duke siguruar kështu të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit. Në të njëjtën kohë, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë qytetarëve të cilët kanë aplikuar, por nuk e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik, të paraqiten sa më parë në sportelet e shërbimit, për të tërhequr këtë dokument, i cili i lejon të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit ” theksoi Nikolla.
Partia Socialiste ka shprehur sërish shqetësimin për parregullsi në listat e zgjedhësve.
“Ftojmë të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç të kontrollojnë të dhënat e tyre në listat e votimit dhe të raportojnë çdo parregullsi të vërejtur” deklaroi Nikolla.
(e.n/BalkanWeb)