E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata "Një gol për edukimin"

Ne kuader te javes globale “Arsim per te gjithe”, per here te pare ne Shqiperi ka nisur fushata “Nje gol per edukimin”. Ky projekt vijon prej vitesh ne vende te ndryshme te botes dhe ne bashkepunim me FIFA-n yjet e futbollit boteror zhvillojne ndeshje me femijet ne nevoje. Ne Shqiperi ky projekt eshte organizuar nga Koalicioni per arsimin e femijeve ne Shqiperi, e mbeshtetetur nga ministria e Arsimit dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Zevendesministrja e Arsimit Nora Malaj dhe sekretari i pergjithshem i FSHF, Eduard Prodani jane shprehur se aktivitete te tilla jane te rendesishme per nje shoqeri evropiane.

"Nese duam nje standard jetese me te mire, nese duam nje shoqeri me te konsoliduar, nese duam qe te jemi prane njeri-tjetrit per te ulur varferine, per te ngritur standardin e jeteses, per te luftuar dhunen qe eshte ne shoqeri dhe familje dhe per tu bere pjese e rendesishme e zhvillimit te nje qyteterimi evropian, jane pikerisht keto aktivitete te cilat krijojne mundesine e shoqerizimit, krijojne mundesine e zhvillimit te individeve dhe njekohesisht i ben te gjithe te barabarte", thote Nora Malaj, zv/ministre e Arsimit.

"Ne perpiqemi qe duke bere me shume futboll te kontribuojme per me pak probleme sociale, me pak droge, me shume arsim, me pak semundje, me pak burgje", u shpreh Eduard Prodani, sekretar i pergjithshem i FSHF. Ky projekt do te vijoje deri me 25 prill.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›