E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Mund të luaj edhe në Bundesliga


Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai mund të luajë edhe në Bundesliga në të ardhmen.

Ronaldo thotë se ai ka ndjekur zhvillimin e klubeve gjermane në vitet e fundit dhe është i impresionuar. Portugezi po ashtu nuk ka mohuar se një ditë mund të luajë në kampionatin gjerman.

"Pse jo? është një ligë e shkëlqyer, me lojtarë si Robben, Ribery, Van Nistelrooy. Stadiumet janë gjithmonë të mbushura dhe të bukura. është një ligë që po zhvillohet", ka thënë Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›