“Medalje e Artë e Shqiponjës” për gjeneralin turk
“Për kontribut të çmuar në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anëtarësimin në NATO” presidenti Topi dekoroi me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneral Ilker Bashbug, me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në NATO”.
Vetë gjenerali tha se kjo medalje do ta bëjë atë të ndihet më obligativ për të ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Forcave tona të Armatosura.
“Dekorimi nga ana juaj me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” do të më bëjë të ndihem më obligativ për të fituar dhe një distancë më të madhe për rritjen në një nivel më të lartë të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes Forcave tona të Armatosura. Me këtë rast, do të desha të theksoj dhe njëherë se Shqipëria ka një vend të veçantë në zemrën e çdo turku, në zemrën e popullit turk. Dhe medalja juaj është një mesazh i veçantë. Unë, këtë mesazh do e përcjell në mënyrën më të mirë.” u shpreh Gjenerali Bashbug.
Në ceremoni morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Maksim Malaj, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, përfaqësues të Ambasadës turke në vendin tonë, drejtues të lartë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
(e.n/BalkanWeb)