E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet, ligj i ri për TVSH, nuk do të ketë ulje

Ligji i ri për TVSH që do të hartohet nga administrata tatimore nuk do të parashikojë ulje të nivelit të TVSH-së dhe as rishikim të skemës së rimbursimit. Drejtori i Tatimeve shpjegon se ndryshimet në ligj bëhen në kuadër të përfarimit të legjislacioni me BE. 

TIRANE- Administrata tatimore do të hartojë një ligj të ri për tatimin mbi vlerën e shtuar, por në të nuk do të parashikohet as ulje e nivelit të TVSH-së dhe as ndryshimi i skemës së rimbursimit, dy nga cështjet më kritike për biznesin.

Sipas drejtorit të Tatimeve, Artur Papajani ndryshimet në këtë ligj do të bëhen në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë më atë të Bashkimit Europian.
“Në kuadrin e aderimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, përshtatet legjislacioni. Në programet tona politike e fiskale është edhe dizenjimi i ri i ligjit të tatimit mbi vlerën e shtuar konform direktivës së vitit 2006. Politikat fiskale për rimbursimin që kemi ne sot janë të arrira” theksoi Papajani.
Kreu i administratës tatimore ka njoftuar edhe mbi konkluzionet e takimit të zhvilluar me Departamentin e cështjeve fiskale të Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN-ja do të ndihmojë financiarisht Drejtorinë e Tatimeve për të reformuar sistemin tatimor, nëpërmjet një reforme të thellë të teknologjisë dhe informacionit si dhe riorganizimin e degës së tatimpaguesve të mëdhenj.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›