Fushata, Starova: Maxhoranca do cojë përpara reformat
Arjan Starova, kreu i BLD-së, e cila është në koalicion me PD-në për zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh për domosdoshmërinë e një mandati të dytë të kësaj maxhorance për të përfunduar reformat e nisura.
TIRANE-Partia "Bashkimi Liberal Demokrat" zhvilloi një takim elektoral me banorët e njësisë numë 8 të Tiranës. Arjan Starova, kreu i BLD-së, e cila është në koalicion me PD-në për zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh për domosdoshmërinë e një mandati të dytë të kësaj maxhorance për të përfunduar reformat e nisura. Starova e cilësoi si mjaft të suksesshme arritjen e qeverisë që Shqipëria të anëtarësohet në NATO.
“Kemi shumë motive dhe shumë arsye për tu thënë njerëzve se përse duhet të votojnë edhe një herë për koalicionin e qendrës së djathtë. Për të gjithë partitë tona, për PD-në, BLD dhe për partitë e tjera të koalicionit”- tha Starova në fjalën e tij drejtuar banorëve të njësisë nr. 8 të Tiranës.
(s.g/BalkanWeb)