Pas stuhisë, nis rehabilitimi i parkut të Dajtit
Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka ndërmarrë një aksion për mbjelljen e 2500 fidanëve në një sipërfaqe prej një hektari, pikërisht në vendin ku ndodhet postblloku, ku shumë pemë ishin rrëzuar më parë.
TIRANE- Ministria e Mjedisit ka nisur një aksion për rehabilitimin e Parkut Kombëtar të Dajtit. Kjo pjesë e parkut, e cila u dëmtua gjatë një furtune të motit të keq në muajin mars të këtij viti për shkak të reshjeve të shumta të dëborës që thyen me dhjetëra pemë, kryesisht pisha e mimoza, ka filluar të rigjallërohet. Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve ka ndërmarrë një aksion për mbjelljen e 2500 fidanëve në një sipërfaqe prej një hektari, pikërisht në vendin ku ndodhet postblloku, ku shumë pemë ishin rrëzuar më parë. Drejtori i drejtorisë së shërbimit pyjor në Tiranë, Nazmi Ajazi, është shprehur se, pas 4 vitesh kësaj pjesë të malit të Dajtit do t’i kthehet fytyra e mëparshme. Ky aksion ka filluar para dy ditësh dhe do të vazhdojë një javë, deri në përfundimin e qëllimit të paracaktuar për rigjelbërimin e një hektari toke, për t’i kthyer kësaj pjese të parkut panoramën e dikurshme. Kështu, në prag të fushatës elektorale, duket se do të bëhet i mundur edhe rehabilitimi i kësaj pjese të parkut, e cila pësoi dëmtime serioze.
(s.g/BalkanWeb)