E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paniku “komik” : Zjarr në avion

Sibiri (Start)-Komike por që u ka kushtuar udhëtimin pasagjerëve të një avioni udhëtarësh që po ngrihej nga Sibiria Lindore. Një nga pasagjerët, menjëherë sapo avioni ka lënë pistën për të fluturuar, ka bërtitur duke thënë se kishte rënë zjarr në avion. Shkak për këtë ishte avulli anti-freez që dilte nga gypat sipër sedijes. Pasagjerët të përfshirë në panik kanë detyruar bordin e avionit të riulet në pistë. Pa kuptuar asgjë mbi atë që kishte ndodhur, ata janë nxjerrë jashtë avionit.

Të përfshirë nga paniku, ata janë vërsulur drejt dyerve të pasme të avionit. Drejtuesit e avionit kanë lajmëruar menjëherë ekipet e ndihmës së parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›