E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami viziton mjediset e prodhuesit te celikut Kurum

Kryetari i Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit Arben Imami vizitoi mjediset e kompanisë “Kurum International”, prodhuesi me i madh ne vend i hekur-çelikut, gëlqeres dhe oksigjenit industrial.

Me 665 të punësuar dhe me kapacitet prodhimi 700 mijë ton ne vit “Kurum” pervec plotesimit te nevojave te tregut eksporton edhe ne Serbi, Kosovë, Maqedoni, dhe vende të rajonit.

Imami pa nga afer mjediset e ketij prodhuesi me teknologjis modern. Presidenti “Kurum” u shpreh se në të ardhmen planifikon të vazhdojë me të njëjtat ritme aktivitetin në Shqiperi. Sipas tij rruga e re Tiranë – Elbasan do t’i sjellë një zhvillim edhe më të madh biznesit.

Imami u shpreh se me programin që ka Partia Demokratike për këtë 4- vjecar, do të vazhdojë të ulë barrën e taksave dhe kostove të tjera për bizneset me qëllim lehtësimin dhe stimulimin e rritjes së biznesit privat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›