Fushata e PS, dje zyrtarisht startoi gara per kryetarin
Prej dites se djeshme ne Partine Socialiste ka nisur fushata per zgjedhjen e kryetarit te ri. Kryetari i Komisionit te Zgjedhjeve ne Partine Socialiste Genci Gjoncaj, ka sqaruar procedurat qe ndiqen nga komisioni per realizimin e nje gare te paster dhe konform Kodit Zgjedhor te partise. "Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Zgjedhjeve e partise u mor ne shqyrtim kerkesa e dy prej garuesve ne kete gare Lakrori dhe Rama, te cilet formalisht u drejtuar KZ dhe paraqiten dokumentacionin perkates cka ben te mundur fillimin e procedures garuese ndermjet tyre. tashme fushata quhet e filluar dhe kandidatet jane te lire te shprehin pikepamjet dhe mendimet e tyre lidhur me kete gare dhe platformat qe kane paraqitur ne Kongres", theksoi Gjoncaj. Sipas Gjoncaj, aktualisht KZ po punon per krijimin e infrastruktures qe nevojitet per keto zgjedhje ku ngritja e komisioneve dhe perfundimi brenda afateve i hartimit te listave te votuesve jane prioritete e punes se ketij komisioni.