E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skadon afati, KQZ: Leket e fushates per pese partite

Afati per dorezimin e shumave te marra ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nga partite politike per financimin e fushatave te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe moskthimi i detyrimeve, rrezikon penalizmin e konkurrimit te 5 partive politikeve. Ndonese ne institucionin e administrimit te zgjedhjeve duhet te dorezohej shuma prej 12.7 milione lekesh deri me 31 gusht, asnje prej partive debitore nuk ka kthyer fondet e perfituara gjate fushates. Sipas Kodit Zgjedhor, Partia Aleanca Demokratike, Agrare Ambientaliste, Social Demokrate, Demokracia Sociale dhe Partia Demokristiane rrezikojne te mbeten pa financime shteterore per zgjedhjet e ardhshme dhe te perjashtohet nga gara per 5 vjet ne rast te mos permbushjes se ketij detyrimi. Nard Ndoka eshte i vetmi kryetar partie qe ka pranuar te ktheje parat e fushates, nderkohe qe 4 kryetaret e tjere e kane quajtur diskriminues kete nen te kodit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›